×
  • Sport
  • Sport

    FFK-ja me telegram ngushëllimi për familjarët e viktimave të tërmetit në Shqipëri

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 18:03

    FFK-ja përmes një komunikate për media është solidarizuar me qytetarët e Shqipërisë pas tërmetit që shkaktoi dëme të mëdha.


    Më poshtë mund ta lexoni këtë telegram ngushëllimi:

    “Me shqetësim të thellë i kemi ndjekur ngjarjet e fundit pas tërmeteve që goditën mëngjesin e sotëm Shqipërinë, ku si pasojë deri tash janë shënuar 18 viktima dhe janë shkaktuar dëme të mëdha në objekte banimi.

    Me këtë rast, në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit në Kosovë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe bashkëndjejmë me ta në këto momente të vështira.

    FFK solidarizohet me FSHF-në, klubet e futbollit dhe tërë kombin shqiptar në këtë situatë emergjente dhe do të jetë e gatshme të ndihmojë me të gjitha kapacitetet e saj vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri.

    Lusim Zotin që kjo gjendje të tejkalohet sa më shpejtë dhe njëherësh shprehim gatishmërinë dhe solidaritetin tonë të plotë me popullin dhe institucionet e shtetit shqiptar, teksa për të gjithë të lënduarit urojmë shërim sa më të shpejtë.

    Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin e saj!

    Me respekt,

    Agim Ademi, president i FFK-së”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!