×
  • Sport
  • Sport

    FFK mbyllë edicionin 2019/20 të Ligës së Parë, ja fati i skuadrave të kreut dhe të fundit!

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 15:40

    Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë vendim për të mbyllur edicionin 2019/20 për Ligën e Parë, Ligën e Dytë, Ligën e Tretë dhe grupmoshat.


    Lajmi është bërë i ditur nga burime të besueshme të Gazetës Olle brenda institucionit drejtues të futbollit kosovar.

    Komiteti Ekzekutiv ka vlerësuar se kompletimi i sezonit për këto kategori është shumë i vështirë, duke parë situatën pandemike.

    Besa dhe Arbëria pritet të inkuadrohen në Superligë, ndërsa nga Liga e Parë nuk do të bie asnjë skuadër.

    Brenda pak minutave Federata e Futbollit të Kosovës do të dalë me një njoftim për të konfirmuar vendimet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!