×
  • Sport
  • Sport

    FFK merr vendim për gjyqtarin kosovar që e krahasoi Albin Kurtin me diktatorin e Koresë së Veriut

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 12:55

    Gjyqtari i Ligës së Dytë së futbollit së Kosovës, Qëndrim Vata ka krahasuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, me diktatorin korean Kim Jong Un vetëm pak minuta pasi u votua mocioni i mosbesimit të Qeverisë


    Gjyqtari Vata kishte postuar një fotografi ku Albin Kurti e krahaosi me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jon Un, shkruan Reporteri.net

    Vata më pas kërkoi falje për këtë veprim duke u arsyetuar me anë të këtij postimi:

    Pershendetje te gjitheve

    E di se po shkruaj ne keto ore te vona por jam i shtyer pasiqe jam i shokuar me sulmin i cili mu be pikerisht mua Qëndrim Vata nga disa persona te papergjegjshem duke marrur nen kontrolle llogarine time aktuale ne Facebook dhe duke postuar foto te cilat bien ndesh me etiken dhe sjelljet e mia krahas atyre personave ku ky postim mund te sjelle pasoja ne te ardhmen time si refer ku synimet e mija jane arritjet sa me te larta me tutje.Une i demantoj te gjitha lidhjet e mia me ndonje parti politike e ne veçanti anti-Vetevendosje pasiqe jam person i sportit dhe nuk me takon ne kompetencat e mija te flas rreth situatave aktuale ne politike dhe ndihem tejet i indinjuar me kete ndodhi e cila mu paraqite sonte…Ju kerkoj falje te gjithe personave te cilet jane “prekur” nga ai postim por ju i postuar nga ana ime dhe shume e me shume kerkoj falje FFK-se dhe Shoqates se Refereve te Kosoves.

    Me respekt,Qëndrim Vata.

    Por, FFK para pak minutash ka dalur me një komunikatë ku e ka pezulluar gjyqtarin Vata dhe ka paralajamëruar edhe kolegët e tij që të kenë kujdes dhe të mos shpresin qëndrime politike.

    Vendim i Komisionit të Gjyqtarëve: 

    Komisioni i Gjyqtarëve në bazë të kodeksit të mirësjelljes për të gjithë anëtarët e FFK-së, e ku janë të përfshirë edhe gjyqtarët, ka vendosur masën e pezullimit për gjyqtarin Qendrim Vata, për shkak të deklaratës së tij në rrjetet sociale, me ç’rast ka bërë ofendim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Njëherësh Komisioni i Gjyqtarëve lëndën e këtij rasti e delegon tek Komisioni Disiplinor i FFK-së, ku do të kërkohet edhe deklaratat e të lartpërmendurit.
    Komisioni i Gjyqtarëve u bën thirrje të gjithë gjyqtarëve që të mos shprehin qëndrime politike, e aq më pak të shprehën në forma të tilla ofenduese për cilindo politikan apo institucion. Sporti është vetëm sport.

    Me respekt,
    Përparim Hasani, kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!