Nesër në selinë e FFK-së do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Gjermanisë.
Kjo marrëveshje do të përfshijë përfitimin e përvojave gjermane për Kosovën në të gjitha fushat. Ndër të tjera kjo marrëveshje do të përfshijë shkuarjen e ekipeve kombëtare të grupmoshave të reja në kampet e Gjermanisë, ku do të kryhen stërvitje me ekipet e njëjta kombëtare të Gjermanisë.
Po ashtu trajnerët do të ndjekin seminare dhe do të fitojnë përvojë me ekipet më të mira gjermane si dhe me ekipet kombëtare gjermane. Gjithashtu përfitues nga kjo marrëveshje do të jenë edhe gjyqtarët, sidomos ata fillestarë, të cilët do të ndjekin seminare të ndryshme, sikurse edhe sektori për marrëdhënie me jashtë, administratorët e sektorëve të ndryshëm në FFK dhe menaxherët e ekipeve kombëtare.
Kjo marrëveshje përfshinë edhe edukimin në kuadër të UEFA-s me projekte të veçanta, si sistemin VAR, programerët dhe softveristët etj. Delegacioni gjerman arrin sonte në Prishtinë, derisa nënshkrimi i marrëveshjes bëhet nesër në orën 11:00
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.