×
  • Sport
  • -->
    Sport

    FFK njofton tifozët: Këto gjëra nuk lejohen të futen në stadium

    Reporteri
    07 Shtator 2019 | 10:57

    Federata e Futbollit të Kosovës njofton opinionin publik se dyertë e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosova – Çekia, që zhvillohet sot në orën 15:00, do të hapen në orën 13:00.


    FFK bën me dije se “asnjë person nuk do të lejohet të hyjë në zonën e stadiumit pa biletë“.

    Me qëllim të shmangies së tollovisë dhe gjërave tjera, FFK lutë qytetarët që t’i lexojnë me kujdes pikat e mëposhtme për gjërat të cilat nuk do të lejohen të futen në stadium.

    Në kontrollin e parë ndalohen:

    Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
    Shishet e plastikes pavarësisht madhësisë
    Pije alkoholike te maskuar apo substanca narkotike
    Ushqim
    Ombrellat (çadrat)
    Çantat e shpinës
    Armë zjarri dhe çfarëdo arme apo mjet i rrezikshëm.
    Në kontrollin e dytë në hyrje të stadiumit ndalohen:

    Shishe të plastikes, kanaqe, shishe qelqi, bëhet kontrolli i tupanëve dhe flamujve.
    Ndalohen armë, thika, boksa të hekurt, pankarta me mbishkrime ofenduese ose raciste dhe gjëra tjera që nuk janë të lejuara: shkrepëset, mjete piroteknike, parfume apo deodorant, gjëra tjera të ngurta.

    Ndalohet ushqimi i të gjitha llojeve (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh), paketimet e patejdukshme si farat, çipsi, smoki, kikirik, lajthi, badem, çdo paketim që nuk duket në brendësi.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!