Mbrëmë u zhvillua takimi ndërmjet Kosovë dhe Spanjës, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2022.
Spanja arriti që me mjaft vështirësi të triumfoi ndaj djelmoshave tanë, duke vendosur rezultatin final në 0:2, shkruan Reporteri.net
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe tifozët “Dardanë”, ndonëse me kapacitete të limituara të biletave si shkak i masave të reja për Covid-19 të vendosur nga Qeveria.
Por, kryeministri së bashku me disa ministra dhe Presidentja me familje ishin të pranishëm në dy ndeshjet e fundit të Kosovës, ku Dardanët barazuan me Greqinë dhe u mposhtën në Prishtinë nga Spanja.
E në stadiumin që mban emrin e legjendës “Fadil Vokrri” nuk kishte vend për familjen e tij.
Këtë e konfirmon vetë djali i Legjendës së futbollit kosovar, Gramos Vokrri.
Ai në një prononcim për gazetën Online Reporteri.net, Gramos Vokrri tha se ai dhe familja e tij nuk kishin ftesë dhe biletë nga FFK-ja për këtë ndeshje.
Por, që thotë se Kombëtarja ka shumë rëndësi dhe gjërat tjera janë kaluese.
“Po është e vërtetë po sido që të jetë me e rëndësishme është kombëtarja, por nuk kemi pas as ftesë as bileta”, tha Vokrri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.