Duke kuptuar interesimin e jashtëzakonshëm të publikut dhe tifozëve për ta mbështetur Kombëtarën e Kosovës në sfidën më të rëndësishme deri tani, atë kundër Republikës Çeke, Federata e Futbollit e Kosovës me keqardhje të thellë është e detyruar t’ u bëjë thirrje tifozëve që të mos bëjnë rezervime për fluturime dhe hotele, për shkak të numrit jashtëzakonisht të vogël të biletave që FFK-ja ka në dispozicion për këtë ndeshje.
Në bazë të nevojave, biletat që janë në dispozicionin tonë, do t’ u akordohen grupimit të tifoëzvë “Dardanët”, kurse pastaj në bazë të obligimeve kontraktuale që ka, FFK-ja do të ndaj bileta për sponsorët, bashkëpunëtorët, institucionet si dhe në fund familjarët e futbollistëve.
Ne e çmojmë jashtëzakonisht shumë përkrahjën e parezervë që marrim nga publiku në rrugëtimin drejtë ëndrrës për kualifikim dhe u jemi shumë mirënjohës të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mërgimtarëve që janë në gjendje të bëjnë shpenzime të pabesueshme vetëm për të qenë krah futbollistëve në këtë ndeshje, por në situatën në të cilën jemi, e kemi të pamundur të sigurojmë bileta për takimin që zhvillohet në Plzen.
Stadiumi ku zhvillohet ndeshja ka kapacitet të ultë dhe përkundër insistimit tonë, Federata Çeke e Futbollit ka refuzuar të ndaj numër pak më të madh biletash për sektorin e shikuesve mysafirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.