Futbollistët e Kosovës e kanë nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri në ekipet e tyre.
Pas Florent Muslijas, ka shënuar tani gol edhe Fidan Aliti në Superligën e Suedisë.
Aliti ka dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij, Kalmar si mysafir i AIK.
Qendërmbrojtësi i Kosovës ka shënuar në minutën e 45 të takimit.
Kujtojmë se Aliti në Suedi është transferuar gjatë janarit të këtij viti nga Skënderbeu.
Ky është goli i dytë për 25 vjeçarin këtë sezon në Suedi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.