Presidenti Volodymyr Zelensky ofroi t’ju dërgonte tifozëve të futbollit një mesazh për paqen botërore në stadiumin e Katarit përpara finales së Kupës së Botës këtë javë, por propozimi u refuzua nga FIFA, ka thënë një burim për CNN.
Zyra e liderit ukrainas thuhet se ofroi të dërgonte një video-mesazh për tifozët këtë të diel, por kjo u kundërshtua nga organi sportiv i futbollit, pohoi burimi.
Megjithatë, ende po zhvillohen bisedime mes FIFA-s dhe Ukrainës për këtë çështje.
“Ne menduam se FIFA dëshironte të përdorte platformën e saj për mirën më të madhe”, tha burimi për CNN.
Që nga fillimi i turneut, FIFA është përpjekur të mbajë jashtë garës mesazhet politike.
Harry Kane i Anglisë dhe Gareth Bale i Uellsit kishin qenë në mesin e lojtarëve nga një numër ekipesh kombëtare që kishin në plan të mbanin shiritat e OneLove si një gjest solidariteti me komunitetin LGBT.
Por shoqatat e futbollit nga ato kombe, së bashku me gjashtë kombe të tjera më vonë njoftuan se nuk ishin të gatshëm të rrezikonin “sanksionet sportive” të FIFA-s në mbrojtje të parimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.