×
  • Sport
  • Sport

    FIFA lanson topin që ‘e di’ kur është lojtari në pozicion jashtë loje

    Reporteri
    01 Korrik 2022 | 14:42

    FIFA ka njoftuar se në Kupën e Botës 2022 do të përdoret teknologjia më e re e semi-automatizuar e pozicionit jashtë loje.

    Në këtë teknologji, është vetë topi që ndihmon në zbulimin e pozicionit potencial jashtë loje të një lojtari.

    Teknologjia e re i përdor 12 kamera përcjellëse të montuara nën kulmin e stadiumit, në mënyrë që ta përcjellë topin dhe të dhënat e deri 29 lojtarëve, 50 herë për sekondë, duke ua kalkuluar pozicionin e saktë. 29 pikat e të dhënave i përfshijnë të gjitha gjymtyrët që janë të rëndësishëm në përcaktimin e pozicionit jashtë loje.

    Ndërkaq, topi zyrtar i Adidasit do ta përmbajë një sensor IMU, që është I pozicionuar në qendër të topit, dhe që i dërgon të dhënat e topit në dhomën e VAR-it, duke arritur kështu që ta hetojë në mënyrë precise se kur topi është goditur.

    Në bashkëpunim me Adidasin dhe partner të ndryshëm, mes tyre edhe Grupi Punues për Ekselencë Inovacioni, FIFA i ka kaluar disa vite në përmirësimin e sistemit të VAR-it, përfshirë edhe këtë teknologji.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!