×
  • Sport
  • Sport

    FIFA-s i kërkohet që të përjashtojë Iranin nga Botërori dhe Ukraina të zë vendin e tyre

    Reporteri
    24 Tetor 2022 | 22:04

    FIFA po përballet me thirrjet për të përjashtuar Iranin nga Kampionati Botëror “Katar 2022” dhe për t’ia dorëzuar vendin e tyre Ukrainës.

    Irani është shortuar në Grupin B të Botërorit, bashkë me Anglinë, Uellsin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – transmeton Gazeta Express.

    Në fillim të këtij muaji, grupi i të drejtave të njeriut “Open Stadiums” i bëri thirrje FIFA-s të ndalojë pjesëmarrjen e Iranit në Botërorin e këtij viti shkaku i trajtimit që i bëhet grave në këtë shtet.

    Kjo kërkesë erdhi pasi protestave në Iran për për vdekjen e një gruaje 22-vjeçare, Mahsa Amini, e cila vdiq derisa ishte në paraburgim në fillim të këtij muaji.

    Qeveria iraniane është kritikuar gjithashtu ashpër për mbështetjen e agresionit rus mbi Ukrainën.

    Klubi i njohur ukrainas, Shakhtar Donetsk, i ka bërë thirrje FIFA-s dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar që menjëherë të ndalojnë Kombëtaren e Iranit të luajë në Kampionat Botëror.

    “Ky do të jetë një vendim i drejtë që duhet të tërheqë vëmendjen e gjithë botës ndaj një regjimi që vret njerëzit e tij më të mirë dhe ndihmon në vrasjen e ukrainasve. Vendin e lirë duhet ta zërë Kombëtarja e Ukrainës, e cila dëshmoi se është e denjë për pjesëmarrje me kushte të pabarabarta me kombëtaret e tjera gjatë ‘play-off’-it, ata luajtën me zemër. Lehtësimi i pjesëmarrjes së terroristëve është politikë. Është koha për t’i dhënë fund një politike të tillë”, thuhet mes tjerash në kërkesën e presidentit të gjigantit të futbollit nga Ukraina, Sergei Palkin.

    Kujtojmë se Kampionati Botëror “Katar 2022” do të zhvillohet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!