Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka organizuar mbrëmjen gala për të zgjedhur më të mirët e vitit.
E në formacionin më të mirë, dominohet nga futbollistët e Liverpoolit dhe Bayern Munichut.
Kampioni në fuqi anglez ka katër futbollistë, ndërsa Bayerni tre të tjerë.
Braziliani Alisson Becker është në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Trent Alexander Arnold, Virgil Van Dijk, Sergio Ramos dhe Alphonso Davies.
Mesfusha është fantastike me Joshua Kimmich, Thiago Alcantara dhe Kevin de Bruyne.
Ndërkohë reparti i sulmit nuk do shumë fjalë me dy futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave Lionel Messin e Cristiano Ronaldon si dhe me Robert Lewandowskin.
Kujtojmë që trajneri më i mirë i vitit 2020 është zgjedhur ai i Liverpoolit, gjermani Jurgen Klopp.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.