×
  • Sport
  • Sport

    Fillon ndeshja Feronikeli-Milan: Në stadium pak më shumë fansa se lojtarë

    Reporteri
    10 Gusht 2019 | 21:02

    Ardhja e Milanit fitoi vëmendje të madhe mediale, derisa “Fadil Vokrri” sonte është nikoqir i ndeshjes mes Feronikelit dhe skuadrës “Rossonere”.


    As ulja e çmimeve të biletave nuk ndikoi që të rritet interesimi për këtë përballje, shkruan Periskopi.

    Vështirë se do të grumbullohen para të kënaqshme për organizatorët nga shitja e biletave, derisa u pretendua se Milani erdhi në Kosovë pas një marrëveshjeje të arritur për 600 mijë euro.

    Mirëpo, raportet nga Italia, saktësisht nga “Gazzetta dello Sport”, potencuan se në fakt skuadra e Marco Giampolos është paguar 250 mijë euro.

    Sidoqoftë, siç shihet në videon e mëposhtme, interesimi për këtë takim ka qenë jashtëzakonisht i ulët dhe nën çdo pritshmëri të mundshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!