×
  • Sport
  • Sport

    Fillon pjesa e dytë Spanjë-Kosovë, kombëtarja jonë po humb me rezultat 2-0

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 21:52

    Ka nisur pjesa e dyte e ndeshjes Kosovë-Spanjë që po zhvillohet në kuadër të Kupës së Botës në Sevilla të Spanjës. Në pjesën e parë, Kosova pranoi dy gola brenda dy minutave.


    Kosova e luan sonte ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror.

    Rezultati u zhbllokua në ndeshjen Spanjë-Kosovë në minutën e 34 kur  Daniel Olmo shënoi gol kundër Kosovës. E menjëherë në minutën e 36, Spanja ka arritur të shënoj për 2-0.

    Ferran Torres ishte golashënuesi i golit të dytë.

    Deri në minutën e 34, Kosova u mbajtë mirë kundër Spanjës, e cila është një nga kombëtaret më të forta në botë.

    Para ndeshjes pati shumë diskutime nëse do të intonohet himni i Kosovës në Sevija të Spanjës, vend i cili nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë. Megjithatë spanjollët intonuan himnin e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!