Interi e siguroi mbrëmë kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas 13 vjetësh pritjeje, respektivisht për herë të gjashtë në histori të tij.
Herën e fundit kur shkuan në finale, “Nerazzurri” triumfuan ndaj Bayern Munichut në vitin 2010.
E tash, Zikaltrit do ta kërkojnë trofeun e katërt të Championsit në Stamboll pasi e eliminuan mbrëmë Milanin në gjysmëfinale, të cilin e mposhtën në përballjen e dyfishtë me rezultat të përgjithshëm, 3:0.
Në vitin 2010, Interi e mposhti Bayernin 2:0, në finale të Champions League. Në 1972 e humbën finalen nga Ajaxi i Johan Cruyffit, 0:2.
Në vitin 1967 humbën nga Celtic Glasgoë, 1:2, derisa në vitin 1965, Interi mposhti në finale Benficën, 1:0. Në vitin 1964 e mposhtën Real Madridin, po ashtu në finale, 3:1.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.