×
  • Sport
  • Sport

    Finalja e Kupës FA, sot përballen City dhe United

    Reporteri
    03 Qershor 2023 | 9:06

    Sot do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës FA. Për trofeun e çmuar do të “luftojnë” Manchester City dhe Manchester United.

    Përballja finale mes rivalëve lokalë do të zhvillohet nga ora 16:00, në stadiumin “Wembley” të Londrës.

    Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola në këtë ndeshje do të hyjë si kampion i Anglisë, teksa synon të “rrëmbej” edhe trofeun e Kupës FA.

    Vlen të përmendet se “Qytetarët” janë në rrugë për suksesin e tyre historik, për të fituar tripletën, pasi javën e ardhshme do të zhvillojnë edhe finalen e Ligës së Kampionëve, ndaj Interit.

    Në anën tjetër, Man United synon që ta mbyllë sezonin me trofeun e dytë – pasi më herët e kanë fituar Kupën e Ligës

    “Djajtë e Kuq” e kanë fituar 12 herë trofeun e Kupës FA. Ndërsa, rivalët e tyre gjashtë herë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!