Finalja e Kupës së Italisë në mes të Atalantës dhe Juventusit do të këtë edhe 4300 tifozë të pranishëm, por urdhri emergjent bën që ata të largohen nga stadiumi para fundit të ndeshjes.
Ndeshja pritet që të zhvillohet në stadiumin Mapei të Sassuolos në Reggjio Emilia në orën 21:00.
Kjo do të thotë se tifozët duhet të jenë në stadium deri pak para orës 23 por nëse ka shtesa dhe penallti ata duhet të largohen.
Ende ka orë policore në fuqi në Itali kështu që ata do të urdhërohen të shkojnë në shtëpi prej orës 23:00.
Kjo do të thotë se turma mund të largohet para se të përfundojë ndeshja përndryshe ata do të përballen me gjoba gjatë kthimit në shtëpi.
Tifozët tashmë janë parë në një tjetër event sportiv në Itali, turneun e tenisit në Romë, por tifozët që është dashur të largohen para se të përfundojnë ndeshjet.
Pak orë para fillimit të ndeshjes, Ministri i Shëndetësisë ka nënshkruar një urdhër emergjent që ora policore të shtyhet nga 23:00 deri në mesnatë, sigurisht për finalen e Kupës së Italisë, por vetëm për qytetin Reggio Emilia.
Tifozët nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjet e fundit të sezonit në Serie A por që për Kupën e Italisë i është dhënë një leje speciale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.