×
  • Sport
  • Sport

    Finalja e madhe ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit do të zhvillohet me këtë datë

    Reporteri
    17 Qershor 2020 | 18:57

    Prishtina-Ballkani është finalja e këtij edicioni në Kupën e Kosovës dhe pritet të zhvillohet më 29 korrik në stadiumin Fadil Vokrri


    Ballkani nga Suhareka është kualifikuar për herë të parë në histori të klubit në një finale të Kupës së Kosovës pasi eliminoi Feronikelin në gjysmëfinale 1-1 [0-0], shkruan Reporteri.net

    Ndërkaq, Prishtina pati punë më të lehtë ku eliminoi Drenicën me rezultat të përgjithshëm nga të dy ndeshjet 6-2 [3-0, 3-2].

    Tani finalja e madhe ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit do të luhet më 29 korrik në Fadil Vokrri. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!