Para pak çastesh ka përfunduar takimi ndërmjet Crystal Palace dhe Liverpoolit, duel ky në kuadër të xhiros së 13’të në Premierligë.
Djelmoshat e Klopp e dëshmuan edhe një herë se janë të gatshëm që këtë vit të arrijnë ëndrrën e tyre, pra ta fitojnë titullin e Premierligës, shkruan Reporteri.net.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, ku përmes Manes kaluan në epërsi në minutën e 49’të takimit, por nuk vonoi edhe shumë, rezultatin për Crystal Palace e brazoi, Zaha në minutën e 80’të.
Ndërkaq, ku po mendohej se gjithçka do të mbyllej me brazim, ishte Firmino ai i cili ia dhuroi fitoren Liverpoolit dhe vendosi rezultatin në 1:2.
Pra rezultati përfundimtar i takimit, Crystal Palace – Liverpool, u vendos në 1:2.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.