Manchester City, që nga largimi i Mikel Arteta drejt stolit të Arsenalit, dhjetorin e kaluar, është pa zv.trajner. Pep Guardiola ka kërkuar një asistent të ri. Sipas “The Sun”, kandidati i fundit, që iu ofrua kjo punë, ka qenë Vicent Kompany, ish-mbrojtësi i “qytetarëve”, që tashmë kryen rolin e dyshtë të lojtarit-trajner të Anderlecht.
Sipas informacioneve nga tabloidi anglez, mbrojtësi belg e ka refuzuar rolin e krahut të djathtë për trajnerin katalanas në “Etihad”.
Në favor të tij ishin shumë fakte; sepse e njihte mirë Pep dhe klubin anglez, pas 11 viteve si “qytetar”; spikat me karakterin fitues, pasi grumbulloi 10 trofe me atë fanellë.
Sidoqoftë, Kompany preferon të vazhdojë karrierën e tij tek Anderlecht, me të cilin
ka nënshkruar deri në vitin 2022. Lidhja e lojtarit me klubin belg, atë të fëmijërisë së tij, është e fortë, pasi është bërë edhe bashkëpronar, duke blerë disa aksione.
Në vendimin e tij për t’i thënë “jo” Guardiolës ndikon dëshira që ai të mbetet aktiv.
Në moshën 34-vjeçare, qendërmbrojtësi beson se mund të luajë edhe në Botërorin e Katarit, më 2022, kur do të jetë 36 vjeç.
Për të pasuar Arteta u përfol edhe emri i Xabi Alonso, por kontaktet përfunduan në të njëjtën mënyrë, si me Company.
Spanjolli dukjet i qetë duke stërvitur ekipin e të rinjve të Real Sociedad, një hap paraprak, para se të bëjë kapërcimin e madh në ndonjë stol më prestigjioz.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.