×
  • Sport
  • Sport

    Fitore e ëmbël: Nora Gjakova mposht serben dhe fiton medaljen e bronztë të Botërorit

    Reporteri
    08 Qershor 2021 | 17:40

    Nora Gjakova ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.


    Gjakova në luftë për medaljen e bronztë e mposhti me Waza-ari xhudisten serbe, Marica Perisic.

    Lufta ishte e pakompromis dhe Gjakova e filloi furishëm duke e kërkuar me çdo kusht triumfin ndaj xhudistes serbe.

    Paraprakisht, Nora e kaloi rundin e parë pa luftë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

    Në rrethin e dytë, ajo e eliminoi polaken Julia Kowalczyk.

    E në të tretin ishte më e mirë se holandezja Sanne Verhagen për të shkuar në gjysmëfinale.

    Aty, ajo ishte më e suksesshme se rusja Anastassia Konkina. Por, fatkeqësisht u ndal në gjysmëfinale nga kanadezja Jessica Klimkait

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!