×
  • Sport
  • Sport

    Fitore me shije të hidhur për Abraham, ylli i Chelseat u kap me Jorginhon për një penalti

    Reporteri
    03 Tetor 2020 | 16:41

    Chelsea ka fituar sot me rezultat 4-0 kundër Crystal Palace në kuadër të javës së katërt në Premier Ligë


    Në këtë ndeshje u akorduan dy penalti në të mirë të Chelseat dhe e dyta ishte mollë sherri për londinezët, shkruan Reporteri.net

    Tammy Abraham dëshironte ta gjuante penaltinë pasi kërkonte golin, por një gjë të tillë nuk ia la Jorginho, që mori përsipër ta godiste vetë.

    Ishte Azpilicueta që qetësoi situatën mes lojtarëve dhe Jorginho gjuajti penaltinë për të shënuar golin e katërt për Chelsean në këtë ndeshje dhe të dytin personal. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!