×
  • Sport
  • Sport

    Fjalët e Challandes pas largimit nga kombëtarja e Kosovës: Jam i pikëlluar që erdhëm në këtë pikë

    Reporteri
    13 Tetor 2021 | 13:27

    Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë rrugët me trajnerin, Bernard Challandes. Zvicerani nuk do të jetë më trajner i kombëtares së Kosovës.

    Në një konferencë për media, Challandes u shprehë se është i pikëlluar që erdhën në këtë pikë, transmeton Reporteri.net.

    “Ka qenë privilegj dhe kënaqësi të jesh trajner i Kosovës. Jam i pikëlluar që erdhëm në këtë pikë”.

    “Ishte kënaqësi e madhe të punoja me këtë ekip, me mbështetjen e Federatës, jam falënderues, gjithmonë kanë pasur besim në mua. Ma kanë bërë punën më të lehtë. Jam i pikëlluar që po ndahemi. Qëllim i përbashkët yni ka qenë që ta ngrisim nivelin.”

    “Më vjen keq që po ndahem në këtë formë. Ishte njëra prej eksperiencave më të mira në karrierë”, tha zvicerani.

    Bernard Challandes Trajneri zviceran kishte marrëveshje me Kosovën deri në dhjetor 2022./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!