×
  • Sport
  • Sport

    Fjalët e para të Amir Abrashit pas transferimit te Baseli

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 19:22

    Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi zyrtarisht është futbollist i Baselit.


    Ka qenë vetë klubi zviceran që e ka zyrtarizuar mesfushorin e njohur, i cili vjen si huazim nga Freiburg deri në fund të sezonit 2020/2021.

    Abrashi është shfaqur i lumtur me kalimin e tij e tij te Baseli.

    “Unë jam shumë i lumtur për kalimin te FC Basel. E gjitha ndodhi shumë shpejt në ditët e fundit, por aq më i madh ishte gëzimi që marrëveshja u mbyll. Jam i uritur, kam shumë energji dhe dua të kem sukses. Do të jap maksimumin për FC Baselin”, ka thënë Abrashi.

    Edhe trajneri i Basel, Ciriaco Sforza është i lumtur për shtimin e konkurrencës në ekip.

    “Amir sjell shumë me vete që mund të jenë të mira për ekipin tonë – përvojë, mentalitet lideri, një karakter të mirë dhe një element agresiv”, ka thënë Sforza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!