×
  • Sport
  • Sport

    Fjalët e para të Leo Messit si lojtar i Inter Miamit: Jam i ngazëlluar, kjo është një mundësi fantastike

    Reporteri
    17 Korrik 2023 | 10:01

    Lionel Messi u bë edhe zyrtarisht futbollist i Inter Miamit mbrëmë.

    Ylli argjentinas u prit me brohoritje dhe me një event madhështor në prezantimin e tij në stadiumin e klubit amerikan.

    Kampioni i botës u shpreh i lumtur që po i bashkohet ekipit nga liga MLS pas eksperiencës së jashtëzakonshme që e pati në futbollin evropian në dy dekadat e fundit, shkruan “Gazeta Express”.

    “Jam i ngazëlluar që do ta nis një hap të ri në karrierën time me Inter Miamin dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi fillimisht shtatë herë fituesi i Topit të Artë.

    “Kjo është një mundësi fantastike dhe së bashku do të vazhdojmë ta ndërtojmë këtë projekt të bukur. Ideja është që të punojmë së bashku që t’i arrijmë objektivat që ia kemi vendosur vetes. Jam mjaft i uritur për të filluar për të ndihmuar dhe për ta dhënë kontributin në shtëpinë time të re”, u shpreh tutje Messi, i cili pak javë më parë i dha fund eksperiencës dyvjeçare në Paris Saint-Germain.

    Kontrata e Messit u bë zyrtare të shtunën, pak më shumë se pesë javë pasi deklaroi se do t’i bashkohej Inter Miamit.

    Ai do të debutojë me ekipin e ri të premten në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Cruz Azul, shkruan “Gazeta Express”.

    36 vjeçari nënshkroi kontratë për dy vjet e gjysmë, ndërsa do të paguhet 50-60 milionë dollarë në vit, me kontratën totale që do t’i vlejë 125-150 milionë dollarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!