×
  • Sport
  • Sport

    Fjalimi i çmendur i trajnerit të Salzburgut pas pjesës së parë: Bëjani këtë gjë Van Dijkut

    Reporteri
    04 Tetor 2019 | 11:22

    Trajneri i Salzburgut, Jesse Marsch ka patur një fjalim të gjatë lojtarëve të tij pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen kundër Liverpoolit


    Liverpooli e mposhti me rezultat 4-3 Salzburgun, në një ndeshje e cila ishte tejet interesante, me austriakët që nga 3-0 barazuan rezultatin në 3-3, shkruan Reporteri.net

    Pjesa e parë përfundoi 3-1 për Liverpoolin, ndërsa fjalimi gjatë pushimit bëri që lojtarët e Salzburgut të marrin zemër dhë të bëjnë paraqitje fantastike në pjesën e dytë.

    Image: Red Bull Salzburg
    “Së pari, sa ndërhyrje kemi shkaktuar? Ndoshta dy?,” ka thënë Marsch.

    “Nuk është një miqësore e dreqit, por është ndeshje e Ligës së Kampionëve. Ne duhet të luajmë më shumë fizikisht.

    “Bëhuni më të pamëshirshëm kundër Van Dijk, ne po luajmë me shumë respekt. Shumë respekt.

    “A janë ata të fortë? Po. Por kjo nuk do të thotë qe në duhet të jemi të sjellshëm me ta dhe të mos i ndërhyjme fare, ose të mos luftojmë fare me ta.

    Image: PA
    “Ata duhet të na ndjejnë neve, ata duhet ta dinë se ne jemi këtu për të konkurruar me ta, ne kemi ardhur këtu për të luajtur.

    “Tani jemi ne kundër atyre. Dalim në fushë me më shumë dëshirë dhe luftojmë më shumë. Hajdeni ne kemi shumë më shumë për të ofruar,” përfundoi trajneri i Salzburgut. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!