×
  • Sport
  • Sport

    Flaka Loxha, e argjendtë në European Open

    Reporteri
    11 Shkurt 2023 | 18:18

    Xhudistja Flaka Loxha ka fituar medaljen e argjendtë në Europian Open të xhudos që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

    Në finale, Loxha u mposht me ippon nga xhudistja bullgare, Ivelina Ilieva.

    Loxha luftoi në kategorinë deri 57 kilogramë.

    Trajneri i saj, Driton Kuka ka shkruar në Facebook për fitimin e kësaj medalje, ku tha se xhudistja Loxha ka fituar medaljen e parë në këtë nivel për të rritura.

    Postimi i tij:

    Flaka Loxha sjell medaljen e radhës për Kosoven!

    Në Ciklin e Kupave Botërore kualifikuese për Lojëra Olimpike sot në Sofje u mbajt gara e radhes!

    Flaka Loxha 57 kg e argjendtë dhe tashmë ajo ka fituar medaljen e parë në këtë nivel për tê rritura.

    Shënoj tri fitore por humbi në finale kundër Bullgares Ilieva.

    Në finale si duket e penalizoj fakti që kishte siguruar medalje dhe nuk dha maksimumin e saj.

    E veçanta e kësaj gare është performansa e Dardanit!

    Ai me 19 vjet sot luftoj si luan dhe shënoj tri fitore e duke humbur në luftë për medalje por potenciali i tij po vjen dita ditës,

    Plasmani i tij vendi i 5 shënoj pikët e para Olimpike në karrieren e tij.

    Mposhti Malazezin,Armenin dhe Rumunin Sulca perndryshe Kampion Boteror e Evropian per U21.

    Dardan Cena garoj në 73 kg

    Debora Gjakova pesoj ne xhiron e parë dhe duhet ende punë e përkushtim për këtë nivel.
    Neser garon Shpat Zeka në kategorinë 100 kg

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!