Nuk kanë të ndalur sukseset në arenën ndërkombëtare nga xhudistët kosovarë, ku tani i është siguruar një tjetër medalje Kosovës.
Bëhet fjalë për xhudisten Flaka Loxha, e cila ka prekur finalen e Kupës së Botës në Sofje të Bullgarisë.
Në rrugëtimin e saj, Loxha raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten nga Belgjika, Eveline Delbaen.
Në çerekfinale, Loxha vazhdoi paraqitjen mbresëlënëse duke e mposhtur edhe boshnjaken, Andjela Samardzic, kurse në gjysmëfinale shënoi fitore kundër Adriana Salvador Rodriguez të Spanjës.
Loxha tani lufton për medaljen e artë në finale ku do të përballet me bullgaren, Ivelina Ilieva.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.