×
  • Sport
  • Sport

    Flaka Loxha zë vendin e pestë në Grand Prix në Zagreb

    Reporteri
    25 Shtator 2021 | 8:37

    Xhudistet kosovare kanë vazhduar me rezultate pozitive.


    Xhudistja, Flaka Loxha ka mbyllur garën në Grand Prix që është duke u mbajtur në Zagreb.

    Loxha përkundër paraqitjes së mirë nuk ka arritur të hyjë në zonën e medaljeve pasi garën e ka mbyllur në pozitën e pestë.

    Ajo arriti fitore ndaj xhudisteve nga Kroacia e Anglia, në luftë për medalje u mposht nga sllovenja Kajzer.

    Trajneri Driton Kuka përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka lavdëruar paraqitjet e saj .

    “ Në luftë me sllovenen, Flaka ishte dukshëm më e mirë dhe dominoj luftën, sipas meje Flaka e ka thyer bllokadën dhe shpejtë do t’i vijnë medaljet dhe do të ketë ngritje në Ranglistën Botërore”, shkroi ndër të tjera Kuka.

    Në ndërkohë sot do të garojë edhe Laura Fazliu, ndërsa nesër Shpat Zekaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!