×
  • Sport
  • Sport

    Flamuri i UÇK-së u shpalos në ballkonet e pallateve në Elbasan, në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 8:32

    Në “Elbasan Arena” nuk kishte tifozë, por emocionet e ndeshjes vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës u përjetuan nga ekrani i televizorit.


    Më fatlumët ishin banorët në pallatet rreth e përqark stadiumit në Elbasan, të cilët shijuan çdo moment të kësaj ndeshje.

    Festë por edhe “protestë”. Zhvillimet me gjykatën e Hagës u demonstruan edhe në Elbasan.

    Ky grup të rinjsh shpalosën flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si mbështetje për ish-udhëheqësit e UÇK që po përballen me akuza për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

    Ndeshja miqësore Shqipëri-Kosovë u mbyll me rezultatin 2:1.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!