Barcelona e ka nisur keq edicionin e ri në La Liga, derisa në tri ndeshjet e para ka një bilanc prej një fitore, një humbje dhe një barazim
Barcelona mund të jetë përforcuar me një lojtar si Griezmann, por blaugranasit janë një skuadër mjaft e dobët pa Messin, shkruan Reprteri.
Dje katalunasit zhgënjyen duke barazuar 2-2 me Osasunën në kuadër të xhiros së tretë të La Ligës.
Leo Messi është i lënduar dhe akoma nuk është paraqitur këtë edicion me fanellën e Barcelonës.
Statistkat thonë se Barça ka fituar vetëm një nga tetë takimet ku Messi nuk ka qenë i përfshirë në skuadër dhe ajo ndodhi javën e kaluar kur mposhtën Betisin 5-2 në Camp Nou.
Këto janë tetë ndeshjet ku Barcelona është paraqitur pa Messin dhe rezultatet lënë shumë për të dëshiruar.
6 nëntor 2018: Inter Milan 1-1 Barcelona
10 janar 2019: Levante 2-1 Barcelona
23 janar 2019: Sevilla 2-0 Barcelona
13 Prill 2019: Huesca 0-0 Barcelona
4 maj 2019: Celta Vigo 2-0 Barcelona
16 gusht 2019: Athletic Bilbao 1-0 Barcelona
25 gusht 2019: Barcelona 5-2 Real Betis
31 gusht 2019: Osasuna 2-2 Barcelona
Ndryshe, xhiron e ardhshme Barça luan me Valencian në shtëpi. /Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.