Elseid Hysaj do të jetë kontratë pa kontratë më 30 qershor, me mediat që kanë shkruar sot se megjithatë Aurelio de Laurentis ka vendosur që ta shpërblejë shqiptarin me kontratë të re. Pas kësaj ka folur agjenti i Hysajt që ka thënë se ai është “i hapur që të vazhdojë me Napolin”
Shqiptarit i skadon kontrata dhe ai është lidhur fuqishëm me një kalim si transfer i lirë në Milan, Roma apo Lazio. “Nuk jam dëgjuar me Napolin, kështu që unë do të vazhdoj që të diskutoj edhe me klubet e tjera”, ka thënë Mario Giufredi për Radio Punto Nuovo, transmeton GazetaExpress.
“Ne nuk kemi nënshkruar me askënd. Nëse bëhet ndonjë ofertë, ne e shqyrtojmë dhe kjo e përfshin edhe Napolit. Ne nuk kemi asgjë që ai të qëndrojë në Napoli.
“Ata nuk janë i vetmi klub që kanë trajner të pasigurt apo kush do të jetë trajner, por të gjithë trajnerët që ndërlidhen me Napolin dëshirojnë që Hysaj të qëndrojë. Ai ishte i afërt me Gennaro Gattuson dhe Maurizio Sarrin, por edhe Max Allegri dhe Luciano Spalletti e duan atë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.