Valon Berisha thotë se Kosova luajti me zemër ndaj Anglisë dhe përkundër humbjes, bëri lojë të madhe, duke i bërë krenarë shqiptarët. Futbollisti kosovar thotë se kundërshtari ishte i fuqishëm dhe se “Dardanët” nuk u dorëzuan asnjëherë.
Valon Berisha e ka komentuar ndeshjen me Anglinë, të cilën Përfaqësuesja e Kosovës e humbi me rezultat 5:3, në ndeshjen e zhvilluar sonte në Southampton.
Ylli kosovar realizoi dy gola për “Dardanët”, të cilët bënë lojë mjaft të mirë përkundër humbjes.
“Motivimin e kishim nga fillimi. Donim ta luanim lojën tonë, të tregonim zemër. E kemi ditur se do ta kemi vështirë pasi i kishim përballë lojtarët e Premierligës. Në pjesën e dytë kemi treguar se kemi zemër të madhe, që duam t’i bëjmë krenarë tifozët tanë dhe vendin tonë. Tifozët tanë në stadium ishin të mrekullueshëm”, ka thënë fillimisht Berisha për Supersport.
“Jemi lidhur mjaft mirë, kemi luajtur kompakt dhe kemi treguar kualitet ndaj Anglisë. I kemi shënuar tre gola, jemi munduar t’i bënim krenarë të gjithë shqiptarët. Anglia ka lojtarë me klas, ka kualitet dhe nuk guxon t’i japësh hapësira. Ndoshta nuk jemi mbrojtur mirë, por ata kanë treguar klas. Në pauzë thamë se do të nisim gjithçka nga 0:0 dhe treguam se jemi shtet i vogël, por me shumë kualitet, me zemër. Kemi treguar se kemi të ardhme. Ne jemi një familje”, ka përfunduar Berisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.