Menaxheri i përgjithshëm i Crvena Zvezdas, Zvezdan Terzic, e ka konfirmuar se skuadra e tij e ka të ndaluar të hyjë në territorin e Kosovës, megjithatë ka shtuar se do të presin ta shohin se çfarë do të ndodhë.
Ndeshja e planifikuar të zhvillohet sot në orën 15:00 mes klubit serb nga Kosova, Trepça, dhe Crvena Zvezdas në territorin e Kosovës ka hasur në pengesa pasi që Policia e Kosovës, e vendosur në Jarinjë, është vendosur të mos i lejojë serbët të hyjnë në Kosovë.
“E kemi të ndalur të hyjmë në Kosovë, por do ta shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Terzic, sipas gazetës serbe Telegraf.
Në Jarinë janë të pranishëm edhe një grup i tifozëve të Crvena Zvezdës, të cilët i pritën futbollistët serbë me këngë dhe brohoritje, dhe forcat e shumta policore të Kosovës.
FFK-ja e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e klubeve serbe nga Kosova në garat e Serbisë, duke insistuar se vetëm ajo ka të drejtë të organizojë gara në territorin e Kosovës dhe për këtë tentim të Serbisë për të ndërhyrë në territorin kosovar është ankuar edhe në UEFA e FIFA.
Drejtori i Trepçës, Bojan Jaksic, e konfirmoi për mediumin serb Telegraf.rs se ndeshja e Kupës së Serbisë mes dy klubeve nuk do të zhvillohet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.