×
  • Sport
  • Sport

    Flet nëna e futbollistit më të mirë në histori, tregon se me çka u befasua më së shumti

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 17:09

    Celia Cuccittini, e ëma e Leo Messit ka thënë se nuk e priste që biri i tij ta fitonte Topin e Artë këtë vit


    Leo Messi fitoi për herë të gjashtë në karrierë Topin e Artë, ndërsa këtë vit e mposhti në garë, mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk, shkruan Reporteri.net

    Nëna e argjentinasit, znj.Celia Cuccittini nuk e priste që biri i tij ta fitonte këtë vit Topin e Artë dhe ka menduar se Topi i Artë i pestë për Messin do të ishte i fundit.

    “Jam shumë e lumtur. Nuk e prisnim që ai do ta fitonte çmim. Menduam se i pesti do të ishte i fundit për të, kështu që kjo ishte një befasi e mirë,” ka thënë e ëma e futbollistit më të mirë në histori.

    “Ai gjithmonë na befason neve me të arriturat e tij. Mbi të gjitha, duke marrë çfarë njeriu është, kjo më bën më të lumtur,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!