×
  • Sport
  • Sport

    Florentino Perezi e tall keq Jurgen Kloppin

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 14:49

    Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e ka tallur trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, duke ia kujtuar humbjen 3:1 në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2018, për shkak të komenteve tallëse të trajnerit gjerman për stadiumin “Alfredo di Stefano”.


    Javën e kaluar, Madridi e eliminoi Liverpoolin nga Liga e Kampionëve pasi e mundi 3:1 në ndeshjen e parë çerekfinale të mbajtur në stadiumin e dytë të klubit dhe pasi ndeshja e kthimit mbaroi pa gola ën Anfield, transmeton Gazeta Express.

    Madridi e priti Liverpoolin në stadiumin “Alfredo di Stefano”, i cili është pjesë e kompleksit të qendrës stërvitore në Valdebebas, duke qenë se stadiumi “Santiago Bernabeu” është duke u rinovuar.

    Pas humbjes në ndeshjen e parë, Klopp e quajti qendër stërvitore stadiumin “Afredo di Stefano”.

    “Kjo ishte një natë e çuditshme sepse ishte e vështirë me këtë stadium në qendrën stërvitore të Madridit, por të paktën Anfieldi është stadium siç duhet dhe do të jetë i mirë për ne”, kishte thënë Klopp.

    I pyetur për komentet e Kloppit të mërkurën mbrëma nga një radio spanjolle, Perezi ia ktheu gjermanit me të njëjtën monedhë, duke sugjeruar se rezultati në Valdebebas ishte i ngjashëm me humbjen e Liverpoolit ndaj Madridit në finale të Ligës së Kampionëve më 2018.

    “Nuk e di përse nuk i pëlqen atij”, tha Perez.

    “Për ne, Valdebebas dhe Kiev janë të njëjta… 3:1. Është fusha e njëjtë”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!