×
  • Sport
  • Sport

    Florian Marku konfirmon meçin e radhës – mësohet kundërshtari, data dhe vendi i meçit

    Reporteri
    25 Korrik 2023 | 20:02

    Florian Marku ka konfirmuar se po rikthehet në ring pas afro një viti.

    Boksieri shqiptar, i njohur edhe si “Mbreti Shqiptar”, ka njoftuar se meçi i tij i radhës do të jetë më 2 shtator. Kundërshtari i Markut do të jetë irlandezi, Dylan Moran.

    Meçi mes tyre do të zhvillohet në “AO Arena” të Manchesterit. Në njoftimin e lëshuar në faqen zyrtare, boksieri nga Lushnja tha se “mezi e ka pritur këtë ndeshje”.

    30-vjeçari gjithashtu theksoi se është koha për t’u rikthyer më fortë se kurrë.

    “Mbas afersisht nje viti jasht ndeshjeve erdhi koha per tu rikthyer me fort se kurr. Ndeshja do Zhvilloet Ne Manchesterr Ao Arena me 2 shtator kundra Irlandezit Dylan Moran ! Mezi e kam pritur kte ndeshje! Ju pres te gjithve Atje”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!