×
  • Sport
  • Sport

    Florian Marku për kundërshtarin: Puthjet janë për zonjat dhe jo për mua, do ta shohësh nesër

    Reporteri
    01 Prill 2022 | 17:59

    Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku do të përballet me atë britanez, Chris Jenkins, ku gjatë matjes së fundit të tyre Marku ka kapur për fyti rivalin e tij, përcjell Reporteri.net.

    Kjo ka ndodhur sepse rivali i tij i dha një puthje gjatë matjes së fundit të tyre.

    Ylli shqiptar do të përballet me Jenkins këtë fundjavë në një ndeshje në peshën e lehtë në Newcastle.

    Jo rrallë herë Marku është treguar temperament në ngjarjet para meçeve dhe u zemërua edhe një herë kur dyshja shkëmbyen fjalë përpara duelit të tyre.

    Ai komentoi veprimin e tij me një koment shumë interesant, duke shkruar “Puthjet janë për zonjat jo për mua. Do ta shihni nesër”.

    Video:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!