×
  • Sport
  • Sport

    Florian Marku nesër përballet me boksierin e famshëm britanik

    Reporteri
    01 Prill 2022 | 16:33

    Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku nesër do ta zhvillojë n përballjen e radhës në qytetin Newcastle, Angli, përcjell Reporteri.net.

    Marku kështu do të ndeshet me boksierin britanik, Chris Jenkins.

    Aktualisht boksieri nga Shqipëria numëron dhjetë fitore dhe një barazim, ku synon që të mbrojë titullin e kampionit në IBF International.

    Boksierët kanë zhvilluar konferencën për shtyp, ku kanë shpalosur objektivat e tyre. Natyrisht që të dy synojnë fitoren, por Marku, i pamposhtur në ring, synon të qëndrojë i tillë edhe pas kësaj sfide.

    “E respektoj Krisin, por në ring do të jetë ndryshe. Aty ka sfidë dhe duelin do ta fitoj unë, për të mbrojtur titullin. Jam përgatitur fort dhe jam në formë të mirë sportive”, u shpreh Florian Marku, që mbante edhe gjerdanin e kampionit me vete.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!