×
  • Sport
  • Sport

    Florian Marku zbulon kundërshtarin e radhës, ia jep besën shqiptarëve për një gjë

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 21:30

    Një muaj më parë hedhi knock-out kundërshtarin Tommy Broadbent, teksa boksieri shqiptar, Florian Marku gjen kundërshtarin e radhës.


    Bëhet fjalë për çekun, Miroslav Serban. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare në “Facebook” e Markut, i cili zbulon se do të zbres në ring mbrëmjen e 20 shtatorit.

    26 vjeçari lushnjar, ka deklaruar se ndeshja që do mbahet në “Intigo O2 Arena” dhe do të transmetohet “Live” në platformën BT Sport. Ky duel i përket turneun emocionues “Ultimate Boxxer”, por pavarësisht vështirësisë, Marku premton se do të vjedh shfaqjen dhe të koleksionojë fitoren e radhës.

    “Për të gjithë fansat e mi, kemi lajme të mëdha. Ne 20 shtator, shkojmë përsëri. Në platformë më të madhe dhe me një kundërshtar më të mirë, është koha për të sjellë energjinë tuaj në Indigo O2,ARENA ndërsa unë luftoj si mbështetja kryesore për Ultimate Boxxer në BT Sport. Jo vetëm që do të luftoj drejtpërdrejt në BT sports në kanalin më të madh sportiv, por është në të njëjtën natë me turneun emocionues Ultimate Boxxer. Ata mund të sjellin nokaut, por unë ju premtoj se do të vjedh shfaqjen.Biletat mund të blihen në lidhjen më poshtë mezi po pres që të përfaqësoj Shqiponjën ton për herë të parë drejtpërdrejt në TV në Mbretërinë e Bashkuar. Ju pres tju shoh shoh të gjithë atje!”, shkruan Marku.

    Gjatë karrierës së tij, Marku ka koleksionuar 4 fitore në po aq takime, ndërsa Serban ka humbur 3, një prej të cilëve me knock-out nga 14 përballje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!