Familja e Florijana Ismajlit, futbollistes së njohur shqiptare, anëtare e Nati-t të Zvicrës e cila humbi jetën para rreth një jave në liqenin Como, në Itali, njofton se varrimi i saj do të bëhet në Zvicër.
Siç shkruan blick.ch, varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër, e martë, në Worben, Kantoni i Bernës.
Ndërsa 20minuten. ch shkruan se nga një shkresë që ka shpërndarë familja, kuptohet se varrimi do të bëhet ditëve të ardhshme në një vend në Zvicër.
Siç është shkruar tashmë, lojtarja 24 vjeçe ka vdekur në liqenin Como ku ishte në pushime, njofton albinfo.ch.
Vdekja ka ndodhur si pasojë e asfiksisë, gjegjësisht problemeve me frymëmarrjen.
Florijana ishte hedhur në ujë nga një barkë dhe nuk ka dalë më mbi sipërfaqe të ujit.
Tri ditë më vonë është gjetur në fund të liqenit trupi i saj i pajetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.