×
  • Sport
  • Sport

    Florijana kishte konsumuar shumë ushqime para se të vdiste, prokurori zbulon detajet

    Reporteri
    05 Korrik 2019 | 15:25

    Mediat zvicerane vazhdojnë t’i kushtojnë vëmendje shumë të madhe vdekjes tragjike të futbollistes me prejardhje shqiptare, Florijana Ismaili në liqenin e Comos në Itali.


    Gaztea Tio.ch  shkruan sot se shkaktari që çoi deri te vdekja e Florijana Ismailit është asfiksia akute, çka siç shkruan kjo gazetë çoi deri në vështirësimin e frymëmarrjes, transmeton Reporteri.net.

    Megjithatë raporti përfundimtar i autopsisë pritet të dalë pas një muaji.

    Sipas prokurorit të Comos, Nicola Piacente, duhet pritur për raportin përfundimtar të mjekëve në mënyrë që ky të identifikohet si shkaktari i vdekjes.

    Piacente gjithashtu rrëfen për Tio.ch se Ismaili kishte konsumuar shumë ushqime para se të vdiste. Sipas tij ka të ngjarë që kjo të ketë ndikuar në vdekjen e papritur të futbollistes së re.

    “Ishte një aksident tragjik. Më tronditi thellë që një vajzë e re dhe talente e shkëlqyer e futbollit vdiq në mënyrë kaq të papritur”, u shpreh ai.

    Kujtojmë se trupi i pajetë i Florijanës u gjet të martën  në Liqenin Como në Itali, në një thellësi prej 204 metrash, jo larg pikës ku 24 vjeçarja ishte zhdukur të shtunën e kaluar, në zonën Musso./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!