Aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, e ka përfunduar me sukses operimin për largimin e tumorit.
Në përkrahje të saj kanë dalë shumë njerëz dhe figura publike.
Gjatë ditës së sotme edhe klubi futbollistik Fc Drita ka mbështetur aktoren, e cila edhe është tifoze e kësaj skuadre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi ka përfunduar me sukses operimin për tumorin në tru.
Aktorja me prejardhje nga Gjilani, përkrahëse e klubit tonë FC DRITA është një nga aktoret më aktive dhe të suksesshme kosovare, jo vetëm në vend, por edhe në arenën ndërkombëtare.
FC DRITA i dëshiron shërim të shpejt “Intelektuales” sonë dhe rikthim në skenën artistike, artit të saj të dëshmuar, teatrit e filmit.
FC DRITA⬜? #getwellsoonAdrianaMatoshi”, thuhet në postimin e publikuar në faqën zyrtare të ‘bardhekaltërve’.
Adriana Matoshi të hënën njoftoi se sëmundja e tumorit i është rikthyer për herë të dytë pas nëntë vitesh./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.