×
  • Sport
  • Sport

    Forma e dobët e Ronaldos, Sarri befason me këto fjalë

    Reporteri
    18 Qershor 2020 | 8:18

    Maurizio Sarri beson se Cristiano Ronaldo dhe yjet e tjerë të Juventusit nuk kanë mprehtësi pas humbjes së tyre në finalen e Kupës së Italisë ndaj Napolit të mërkurën.


    Napoli fitoi pas ekzekutimit të penalltive 4:2, pasi ndeshja e rregullt përfundoi baras 2:2.

    Në dy ndeshjet që nga rikthimi, Juve nuk ka shënuar asnjë gol, përcjell lajmi.net.

    “Ai është në të njëjtën formë si të tjerët, si Paulo Dybala dhe Douglas Costa, atij i mungon mprehtësia për të bërë atë që funksionon më mirë për të”, i tha ai RAI.

    “Unë nuk u thashë shumë lojtarëve pas lojës. Unë u zemërova dhe u zhgënjeva ashtu si ata, kështu që në këto momente është më mirë të heshtësh. Do të flasim më mirë nesër në mëngjes”. /Lajmi.net/

    SHPËRNDAJE

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!