×
  • Sport
  • Sport

    Formacionet e mundshme: Atletico me disa mungesa në derbin ndaj Liverpoolit në Champions

    Reporteri
    18 Shkurt 2020 | 9:08

    Liga e Kampionëve do të rikthehet në fazën e eliminimit direkt me derbin që zhvillohet në mes të Atletico Madridit dhe Liverpoolit.


    Dy klubet do të takohen në 1/16 e finales nga ora 21:00 në Wanda Metropolitano, derisa do të jetë një sfidë për të mos e humbur.

    Los Rojiblancos për këtë takim nuk mund të llogarisin në Jao Felixin që është i sëmurë, Kieran Trippier dhe Dario Poveda që janë të lënduar, ndërsa në dyshime është paraqitja e Diego Costas dhe Hector Herreras.

    Në anën tjetër, The Reds do të jenë pa lojtarët si, Nathaniel Clyne dhe Xherdan Shaqiri, që po ashtu janë të lënduar, transmeton telegrafi.

    Formacioni i mundshëm i Atletico Madridit: Oblak; Arias, Savic, Gimenez, Lodi; Vitolo, Koke, Thomas, Saul; Morata, Correa.

    Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!