Përfaqësuesja e Kosovës sot kërkon fitoren e parë në kualifikimet për ‘Euro 2020’.
Bullgaria pret në Sofje ‘Dardanët’ e udhëhequr nga Bernard Challandes, të cilët janë ndalur dy herë në barazim 1:1, shkruan Reporteri.net
Kosova përballet me krizë për shkak të lëndimeve të lojtarëve kyq të ekipit, siç janë mesfushorët Valon Berisha, Hekuran Kryeziu e Herolind Shala dhe së fundi Arbër Zeneli që pësoi dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Malit të Zi.
Challandes ka vendosur që në vend të të lënduarit Zeneli, ta inkuadrojë futbollistin e shumë kritikuar, Edon Zhegrova.
Këto janë formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:
Kujtojmë që Kosova gjendet në pozitën e tretë me dy pikë të tubuara pas dy ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa në anën tjetër Bullgaria ka poashtu dy pikë të tubuara por ka një ndeshje më shumë të zhvilluar./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.