Faqja zyrtare e Milanit në Twitter e ka publikuar listën e lojtarëve të cilët do të luajnë nga minuta e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në mesin e 11-shes së parë janë Gianluigi Donnarumma e Suso, ndërsa Krzysztof Piatek është lënë në stol.
Vetëm disa orë pas arritjes në Prishtinë, skuadra e Milanit do të dalë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për ta zhvilluar ndeshjen miqësore me Feronikelin në kuadër të turneut parasezonal.
Milani ka një grup të madh të tifozëve këtu në Kosovë dhe kjo është dëshmuar edhe nga pritja që u është bërë lojtarëve, stafit e legjendave të Milanit sapo zbarkuan në Prishtinë.
Formacioni startues i Feronikelit: Smakiqi, Islami, Lladrovci, Prekazi, Hoxha, Dabiqaj, Bojku, Fazliu, Hoti, Crioca, Rexha.
Në këtë ndeshje miqësore drejtësinë do ta ndajë gjyqtari kosovar Genc Nuza, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.
Përballja me Feronikelin do të jetë miqësorja e fundit për Milanin këtë verë, pasi që pas kësaj ajo do të bëhet gati për sezonin e ri të Serisë A, të cilin do ta nisë më 25 gusht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.