Janë publikuar formacionet zyrtare të çerekfinales Juventus – Ajax me jo pak befasi në në 11-shet e ekipeve.
Massimiliano Allegri ka vendosur të startoj pa Cancelon në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke inkuadruar de Sciglion i cili ka më shumë tipare defanzive, shkruan Reporteri.net
Trajneri italian e ka marrë këtë vendim duke parë që në ndeshjen e parë David Neres i shkaktoi probleme të mëdha krahut të djathtë të Juves.
Juventusit poashtu i mungojnë edhe Chiellini e Douglas Costa për shkak të lëndimeve.
Në anën tjetër lajm i mirë për Ajaxin është rikuperimi i super mesfushorit Frankie de Jong. Por mungon Tagliafico për shkak të suspendimit.
Ky është formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Desciglio, Rugani, Bonucci, Sandro; Can, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Dybala dhe Ronaldo.
Ky është formacioni startues i Ajaxit: Onana, Mazraoui, Blind, de Ligt, Blind, Veltman, de Jong, van de Beek, Schoene, Neres, Tadic, Ziyech/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.