Kosova dhe Guinea do të përballen në vazhdën e miqësoreve që po zhvillohen para Kampionatit Evropian.
Përfaqësuesja jonë është nikoqir në letër edhe takimi luhet nga ora 16:00 në stadiumin “Arslan Zeki Demirci Spor Kompleksi” në Turqi.
Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare, me Bernard Challandes që teston disa lojtarë që kanë pasur më pak minutazh, por edhe ata që ende nuk kanë debutuar.
Dardanët në këtë takim futen, pas dy fitoreve në takimet miqësore si, ndaj San Marinos me fitoren 4-1, ndërsa me Maltën 2-1.
Formacioni startues i Kosovës: Bekaj, Domgjoni, Jashanica, Thaqi, Bajselmani, Rrudhani, Broja, Loshaj, Topalli, Hoxha, Daku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.