×
  • Sport
  • Sport

    Formacionet zyrtare për derbin e zjarrtë, Atletico Madrid – Real Madrid

    Reporteri
    28 Shtator 2019 | 20:04

    Real Madridi do të përballet sonte në orën 21:00 me rivalin e qytetit, Atletico Madridin, në kuadër të xhiros së shtatë të La Ligës, në stadiumin “Wanda Metropolitano”.


    Derbi i Madridit është ndeshja më interesante e kësaj fundjavë në botën e futbollit, pasi që të dyja klubet madrilene kanë synim ta largojnë nga froni i kampiones së La Ligës Barcelonën.

    Për ta arritur këtë qëllim, Real Madridi dhe Atletico Madridi synojnë të grumbullojnë sa më shumë pikë që të munden deri në fund të sezonit dhe që të dyja janë në formë relativisht të mirë, përkundër që i kanë humbur ndeshjet hapëse të Ligës së Kampionëve.

    Pas gjashtë xhirove të para, Real Madridi është lider i La Ligës, me katër fitore dhe dy barazime, dhe është njëra ndër vetëm dy klubet spanjolle ta pamposhtura deri më tani në ligë.

    Skuadra e Zinedine Zidane nuk ka qenë në formën më të mirë të mundshme, megjithatë e gjen veten në pozitë të mirë para kësaj ndeshjeje.

    Në anën tjetër, skuadra e Diego Simeones nuk ka pranuar gol në dy ndeshjet e fundit dhe “rojiblancos” vijnë në këtë ndeshje me synimin për t’u hakmarrë, pasi që sezonin e kaluar humbën kundër Real Madridit në shtëpi.

    Joao Felix e shënoi golin e fitores në ndeshjen e së martës kundër Mallorcas dhe ai do të jetë qendra e sulmit për skuadrën vendase edhe sonte.

    Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

    Atletico Madrid:

    Real Madrid:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!